17:57 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Man Unitedi më në fund i përgjigjet Barçës për Paul Pogban

Manchester Unitedi nuk do ta lejojë Paul Pogban të largohet nga klubi pavarsisht se agjenti i tij është duke negociuar me Barcelonën për transferimin e klientit të tij në ”Camp Nou”.

Mediat së fundmi kanë konfirmuar se super agjenti, Mino Raiola ka tentuar që ta largojë Pogban nga ”Old Trafford-i” dy vite pas ardhjes së tij në klub për 89.5 milionë funte.

Një takim ndërmjet Pogbas dhe ish-bashkëlojtarit të tij te Franca, Eric Abidal është mbajtur në Los Anxhelos, dhe Abidal duket se është pika kruciale e këtij e transferimi të mundshëm.

Por, Goal kupton se Man Unitedi nuk e ka konsideruar kurrë ta lejojë Pogban të largohet nga afati aktual kalimtar, i cili mbyllet këtë të enjte në Angli.

Paul Pogba France 2018

Por, Pogba do të ishte teknikisht në dispozicion për t’u larguar nga Man Unitedi deri më 31 dhjetor te ndonjë klub evropian.

Manchester Unitedi nuk ka shprehur interesim që të arrijë marrëveshje me Barcelonën, teksa deri në ora 18:00 të enjten ka kohë që ta gjejë zëvendësuesin eventual të Pogbas./IndeksOnline/