09:44 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Man Utd është e detyruar ta shes Pogban lirë në verë, ja arsyeja

Paul Pogba ka vlerën në treg rreth 100 milionë euro. Por, Manchester United do të jetë e detyruar ta shes përgjysmë më lirë, apo rreth 50 milionë euro.

Kjo pasi që mesfushori francez në verën që po vije do të futet në vitin e fundit të kontratës me United. Pogba nuk ka shfaqur interes që të negociojë vazhdimin e kontratës dhe dëshiron me çdo kusht largimin.

Real Madridi është skuadra e parë e interesuar të nënshkruar me francezin, por që maksimumi i çmimit që mund të paguaj për të, është 50 milionë euro.

Agjenti i Pogba, Mino Raiola këmbëngul se lojtari i tij mbetet i vendosur të largohet nga United.

Pogba ka luajtur vetëm 71 minuta që nga shtatori për shkak të një dëmtimi të përsëritur në kyçin e këmbës së djathtë./Indeksonline/