12:58 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / C E

Manaj nuk po ia mbush syrin, Koeman do një “9” të fortë

Ronadl Koeman ka kërkuar një sulmues qendror të nivelit të lartë.

Sipas mediave katalanase, trajneri holandez i ka kërkuar klubit një sulmues të mirë pas largimit të Messit dhe mungesës së Agueros për 10 javë, shkruan Indeksonline.

Edhe pse situata financiare është dramatike, me presidentin Laporta që pranoi se borxhi i klubit kap shifrën 1.350 miliardë eurove, sekretariati teknik i Barçës vazhdon të punojë për të përmbushur dëshirat e trajnerit.

Barça është gjithashtu e detyruar të çlirohet nga disa lojtarë, ku prioritet është largimi i Pjanicit dhe francezit Umtiti.

Trajneri gjithashtu do të largoj njërin nga sulmuesit që aktualisht ka në skuadër, Martin Braithëaite dhe Rey Manaj.

Sulmuesi danez ishte i pari në listë për tu larguar, por paraqitjet e mira në Euro2020 si dhe në fazën përgatitore e bëjnë shqiptarin në krye të listës për tu larguar. /IndeksOnline/