18:25 / E Diele, 07 Gusht 2022 / Gj. Sh

Manchester City e mbyll pjesën e parë me epërsi, shënon Haaland (VIDEO)

Manchester City ka shkuar me epërsi prej 1-0 në pjesën e parë ndaj West Hamit, në ndeshjen e parë të Premier Ligës.

Golin për Cityzens e ka shënuar Erling Haaland nga penalltia në minutën e35-të, shkruan Indeksonline.

Gjyqtari i ndeshjes Michael Oliver, akordoi një penallti pasi portieri Alphonse Areola shkaktoi një ndërhyrje të palejuar në zonën rreptësisë ndaj Haaland.

Përgjegjësinë për ta gjuajtur penalltin e morri vet sulmuesi norvegjez i cili ishte i sakt nga pika e bardhë./Indeksonline/