18:52 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Manchester City e “privatizon” Premierligën, Chelsea humb pozitën e Championsit (Video)

Manchester City ka mposhtur Chelsean me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premierligës, shkruan indeksonline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Bernardo Silva në minutën e 46-të pas një aksioni të bukur.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City është e para me 78 pikë, 18 më shumë se Liverpooli, ndërsa Chelsea mbetët në pozitën e pestë me 53 pikë. /IndeksOnline/