19:34 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Manchester City – Liverpool, formacionet zyrtare

Manchester City pret Liverpoolin në Ettihad në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Reds” kanë epërsi prej tri golash pas ndeshjes së parë dhe do të mundohen që të ruajnë rezultatin për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson; Walker, Otamendi, Laporte; Fernandinho, De Bruyne, Silva; Bernardo, Sterling, Sane; Jesus.

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Oxlade, Wijnaldum, Milner; Salah, Firmino, Sadio Mané.