23:34 / E Premte, 03 Korrik 2020

Manchester United arrin marrëveshje me Jadon Sanchon

Manchester United thuhet se ka rënë dakord me Jadon Sanchon e Borussia Dortmund, që pritet të nënshkruajë kontratë për pesë vite.

Sancho është një nga lojtarët më në zë aktualisht në Evropë dhe nuk është sekret që Manchester United e duan prej kohësh.

Sipas gazetarit të njohur Duncan Castles, 20-vjeçari ka rënë dakord për kushtet e tij personale me “Djajtë e Kuq”, ku pritet të nënshkruajë një kontratë të madhe.

Kontrata e tij fillestare me United do të jetë me vlerë 140,000 funte (155.000 mijë euro) në javë -në javë, por mund të rritet në 200,000 funte (221.000 euro) në javë.

Nënshkrimi i Sanchos do ta kthente Mancheser Unitedit në një forcë sulmues, pasi që aty në vijën e parë janë edhe emra si Anthony Martial dhe Marcus Rashford.

Në ditët në vijim pritet të ketë më shumë të reja, ku do të shihet se a do të arrihet edhe marrëveshja mes klubeve./IndeksOnline/

Mos i humb