11:17 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Manchester United e prezanton transferin e parë (Video)

Manchester United e ka prezantuar transferin e parë dimëror. Skuadra e madhe angleze ka nënshkruar zyrtarisht me talentin francez, Aliou Badara Traore.

Mesfushori 17 vjeçar kishte arritur marrëveshje me United para Krishtëlindjeve ndërsa sot është prezantuar së bashku me shefin e akademisë, Nicky Butt.

Traore ishte pjesë e akademisë së PSG-së ndërsa Mourinho i ka garantuar minutazhë edhe në skuadrën e parë të United./Indeksonline/