23:33 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Manchester United gati për ta shkruar historinë në marketing, së shpejti nënshkruajnë marrëveshjen e madhe

Manchester United do të forcohen financiarisht edhe më shumë gjatë këtij viti.

Sipas “The Sun”, një kompani misterioze amerikane e softuerit është duke udhëhequr garën për t’u bërë sponsori i ri i klubit anglez, transmeton Indeksonline.

Kjo kompani pritet t’i ofroj marrëveshje 70 milionë funta skuadrës së United, për të ia vendosur emrin në fanellë.

Nëse ndodhë kjo, atëherë emri i kompanisë së veturave “Chevrolet” do të hiqet nga fanellat dhe do të përfundoj marrëveshja me ta.

Po të nënshkruhet marrëveshja, do të ishte më e madhja në botën e marketingut në futboll.

Asnjë skuadër, nuk ka pasur një sponzor që paguan kaq shumë për ta pasur emrin në fanellë./Indeksonline/