08:38 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Manchester United kërkon Soaresin

Mbrojtësi i Southamptonit, Cedric Soares, po kërkohet nga Manchester United.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho i ka vërë ‘syrin’ Soares, shkruan “Manchester Evening News”, transmeton Indeksonline.

Mourinho e do një mbrojtës të djathtë për sezonin e ardhshëm dhe mendon se Cedric është mjaftueshëm i mirë për të konkurruar me Antonio Valencia për atë pozicion.

Mbrojtësi i krahut të djatht, ishte pjesë e Sporting Lisbonës por u transferua verën e kaluar në Southampton ku po tregon formë të lartë në Premier League.

Temat: