22:14 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Manchester United ofertë 60 milionë euro për mbrojtësin serb

Nuk është më sekret se Jose Mourinho dëshiron me patjetër një mbrojtës për shkak të problemeve që ka mbrojtja e Manchester United këtë sezon.

Sipas gazetës italiane La Nazione, Mourinho i ka kërkuar bordit të transferojnë mbrojtësin e Fiorentinas, Nikola Milenkovic, transmeton Indeksonline.

Po ashtu raportohet se United i ka dërguar një ofertë 60 milionë euro mbrojtësit serb. Po ashtu Mourinho ishte prezent në ndeshjen mes Serbisë dhe Mali të zi për ta shikuar mbrojtësin.

Nëse dështon kjo pistë atëherë Manchester United do të shikoj mbrojtësin e Milanos, Alessio Romagnoli dhe atë të Interit, Milan Skrinar./Indeksonline