13:47 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Manchester United po humb nga 1 milion funte në muaj

Saga rreth të ardhmes së Manchester United po i kushton klubit 1 milion funte në muaj në tarifa ligjore, kanë zbuluar llogaritë e klubit.

Kjo javë shënoi një vit që kur familja Glazer njoftoi se po “eksploronin alternativa strategjike” për klubin, duke filluar një proces shitjeje që ende nuk ka përfunduar.

Ndërsa dymbëdhjetë muajt e fundit janë shoqëruar nga zhgënjimi, një tjetër kosto e procesit të stërzgjatur është zbuluar.

Llogaritë e klubit tregojnë se midis nëntorit 2022 dhe qershorit të këtij viti, klubi ka kryer tarifa ligjore dhe konsulence në vlerë prej 7 milion funte.

Kjo shifër befasuese do të zhgënjejë më tej tifozët e zemëruar të United, të cilët kuptohet se janë bërë të paduruar me procesin e shitjes.

Një proces i zgjatura pritet të përfundoj me Sir Jim Ratcliffe, i cili duket se po kërko blerjen e 25% të aksioneve në klub.