23:13 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / Gj. Sh

Manchester United rikthehet te fitorja, e dominon Tottenhamin

Manchester United i është rikthyer fitoreve në Premier Ligën angleze.

“Djajtë e Kuq”fituan në shtëpi ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Ten Hag e dominoi ndeshjen që nga fillimi, por që pjesa e parë përfundoi pa gola.

Me të nisur pjesa e dytë, Manchester United kaloi në epërsi me golin e Fred në minutën e 47-të të ndeshjes.

Bruno Fernandes shënoi një gol të bukur në minutën e 69-të duke e quar rezultatin në 2-0.

Pas kësaj fitore, Manchester United renditet në vendin e pestë me 19 pikë, ndërsa Tottenham mbetet në pozitën e tretë më 23 pikë./IndeksOnline/