11:58 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Manchester Unitedi dënon ashpër yllin e skuadrës pas këtij aksioni jo-profesionist

Anthony Martial pritet të ndëshkohet pasi që nuk u stërvitë me skuadrën që prej largimit nga Manchester United në turneun amerikan.

Martial u largua në mes të ditës për të qenë prezent në lindjen e fëmijës së dytë, por kjo e nervozoi Mourinhon pasi francezi nuk iu bashkua skuadrës në vazhdim.

Sulmuesi nuk është rikthyer në qendrën stërvitore të Man Unitedit që një javë, dhe tani ndaj tij pritet të ketë aksione disiplinore.

Man Unitedi nuk beson se Martial ka stërvitur në tetë ditët e fundit që prej largimit nga turneu dhe tani ata janë të gatshëm që ta dënojnë me 180 mijë funte apo me mos pagesë të pagës për dy javë.

Mourinho, gjithashtu e do largimin e Martial, pasi erdhi në konkludim se 22-vjeçari nuk është thjesht mentalisht i fortë për të luajtur për të, teksa Man Unitedi dëshiron 70 milionë funte nga klubet e interesuara për të.

Man Unitedi ka dështuar ta gjejë deri më tani zëvendësuesin e Martialit, teksa Ivan Perisic i Interit është duke u konsideruar si top-objektiv i Mourinhos para 9 gushtit./IndeksOnline/