12:27 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mancini para ndeshjes me Portugalinë flet për mungesën e Ronaldos

Portugalia dhe Italia do të luajnë ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ndjen se Portugalia është më e fortë me Cristiano Ronaldon, megjithëse kampionët evropianë janë një ekip i madh edhe pa kapitenin e tyre.

“Portugalia fitoi Kupën e fundit Evropiane, ata janë më të fortë kur Ronaldo po luan”, tha Mancini. “Por edhe pa Ronaldon ekipi është shumë i mirë me shumë lojtarë teknikë”.

“Kur Ronaldo nuk do të luajë futboll më, shpresoj që sa më shumë të jetë e mundur për të, Portugalia do të përpiqet të bëjë diçka të ndryshme dhe kjo është një shans i mirë për ta”.

“Por ata janë ende një ekip i shkëlqyer, madje edhe pa Ronaldon”. /IndeksOnline/