08:19 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Manny Pacquiao i pandalshëm, shënon fitore e radhës – Ka disa fjalë për Floyd Mayweather

Boksieri 40 vjeçar nga Filipinet, Manny Pacquiao ka vazhduar me fitore. Kësaj radhe ai ka mposhtur boksierin amerikan, Adrien Broner.

Pas 12 raundeve, juria vendosi që fituese është Pacquiao, transmeton Indeksonline.

Me këtë fitore, Manny mbrojti titullin ‘WBA’. Për ta fituar këtë ndeshje, boksieri nga Filipinet përdori shpejtësinë dhe agresionin duke shkatërruar mbrojtjen e Broner.

Humbjen nuk e pranoi assesi amerikani i cili pas ndeshjes tha se e kam rrahur dhe e kam shkatërruar.

Kurse Manny pas ndeshjes u pyet rreth një ‘rematchi’ të mundshëm me Floyd Mayweather.

“Thuaji atij të kthehet në ring dhe ne do të luftojmë. Unë jam i gatshëm të luftoj përsëri nëse ai është i gatshëm të kthehet në boks” u shprehë Pacquiao.

Pikët e jurisë ishin 118 për Manny Pacquiaon dhe 110 për Broner. /Indeksonline/