09:12 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Maqedonia në krizë, zgjedhjet a do të sjellin zgjidhje apo do ta thellojnë hendekun?

Redaktori i MTV-së, Naim Sinani konsideron se Maqedonia është futur në një krizë serioze, derisa rrugëdalja, sipas tij, mund të jetë më e komplikuar se sa mund të shihet në shikim të parë.

Në një shkrim të publikuar në Facebook ai thotë se nëse referendumi nuk arriti përqindjen e nevojshme për të konstatuar mposhtjen e forcave anti NATO she BE dhe kundërshtarët e marrëveshjes së Prespës, tani ato duken edhe më të inkurajuara për të këmbëngulur në realizimin e qëllimeve të tyre.

“Në rrethana kur marrëveshja për emrin duhet të miratohet në kuvend me dy të tretat e votave, të cilat shumica aktuale nuk i posedon, si opsion i fundit, por ama i fundit, mbeten zgjedhjet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

MAQEDONIA NË KRIZË, ZGJEDHJET A DO TË SJELLIN ZGJIDHJE APO DO TA THELLOJNË HENDEKUN?

Maqedonia duket se është futur në krizë serioze, ndërsa rrugëdalja duket të jetë më e komplikuar se sa mund të shihet në shikim të parë. Nëse referendumi nuk arriti përqindjen e nevojshme për të konstatuar mposhtjen e forcave anti NATO she BE dhe kundërshtarët e marrveshjes së Prespës, tani ato duken edhe më të inkurajuara për të këmbëngulur në realizimin e qëllimeve të tyre. Në rrethana kur marrveshja për emrin duhet të miratohet në kuvend me dy të tretat e votave, të cilat shumica aktuale nuk i posedon, si opcion i fundit, por ama i fundit, mbeten zgjedhjet. Por çka nëse përsëri LSDM dhe partitë shqiptare nuk arrijnë të sigurojnë 81 deputet? Çka nëse zgjedhjet i fiton VMRO? Cili do të ishte fati i marrveshjes së Prespës? Çfar orjentimi do të merrte vendi dhe cili do të ishte qëndrimi i partive shqiptare? Apo ndoshta do të kthehemi te tregimi “fituesi me fituesin” në qeveri dhe jeta vazhdon, e integrimet mund të presin, ani pse na kaloi një jetë e tërë duke ëndërruar integrimin në NATO dhe BE! Kjo e bën edhe më të komplikuar situatën pasi derisa forcat KUNDËR janë këndellur, ato PËR janë lodhur nga pritja. Thënë shkurt, nëse zgjedhjet nuk do të siguronin 81 deputet për forcat PËR, pasoja do të ishte dështimi i marrveshjes së Prespës, çka do ta vorroste shpresën për integrim të shpejtë të vendit në NATO dhe BE. Një situatë e tillë do ta thellonte krizën politike por edhe ndëretnike, pasi për shqiptarët NATO dhe BE paraqesin përcaktim të pa kompromis, që nuk doli të jetë edhe për maqedonasit!