11:32 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Maradona bëhet me punë të re, nënshkruan me klubin nga Bjellorusia (Foto)

Diego “Armando” Maradona është emëruar si kryetar i klubit të madh nga Bjellorusia, Dimano Brest.

Legjenda e Argjentinës, ka nënshkruar një marrëveshje tre vjeçare dhe do të marrë rolin pas Kupës së Botës, transmeton IndeksOnline.

Maradona la pozitën e tij të trajnerit te skuadra e Al Fujairah, pasi humbi në promovimin automatik nga divizioni i dytë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Napolit ishte trajner i Argjetinës nga viti 2008 deri në 2010.

Dimano është në pozitën e tetë në Premierligën e Bjellorusisë dhe përballet në finalen e Kupës të shtunën ndaj Bate Borisov./IndeksOnline/