19:23 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Maradona i del në mbrojtje Tevezit

Rikthimi i Carlos Teves te Boca Juniors ka marrë më në fund edhe bekimin e tifozit numër 1 të Xeneize.

Diego Armando Maradona jep bekimin e tij Apashit, vetëm një vit nga transferimi i tij te ekipi kinez i Shanghai Shenua. “Është perfekte. Mbushi thesin e Babagjyshit të Vitit të Ri me dollar dhe tani rikthehet te Boca Juniors”, ishin fjalët e  Pibe de Oro.

“Atyre që thonë se ai ka tradhëtuar Boca-n, unë u them: Tevez nuk është një tradhëtar. Do të doja të dija nëse të gjithë ata që e pretendojnë atë gjë, do të refuzonin shumën pre 25 milionë dollarë në vit. Është idiotësi ta thuash. Carlitos është rikthyer dhe jemi të gjithë të lumtur”, deklaroi Maradona në mbrojtje ish-sulmuesit të Juventus.

 

Temat: