15:52 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Maradona mbushë 58 vite sot: Disa fakte që s’i keni ditur për të

Dita e sotme është mjaft e veqantë për ikonën e futbollit argjentinas, Diego Maradona.

Maradona mbushë sot 58 vite jetë, të cilat i ka jetuar afër futbollit.

Sa ishte futbollist, ai ka shënuar shumë suksese te Napoli, duke e fituar dy herë titullin e Serie A-s, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, më poshtë i keni disa fakte rreth legjendës argjentinase:

Maradona, i cili ka luajtur në pozitën ”10-sh” në karrierën e tij, ka qenë lojtari i parë në historinë e futbollit që e ka thyer dy herë shumën e transferimeve.

Ai u transferua te Barcelona në vitin 1982 për 7.6 milionë dollarë.

Në vitin 1984, ai iu bashkua Napolit dhe theu rekordin paraprak duke nënshkruar për 10.48 milionë dollarë.

Image result for diego maradona 1984 napoli

Futbollisti legjendar u paraqitë për Argjentinën në 91 ndeshje dhe shënoi 34 gola.

Në vitin 1986, në finalen e Botërorit në Meksikë, ai ishte kapiten i Argjentinës në fitoren ndaj Gjermanisë Perëndimore dhe gjithashtu e fitoi ”Topin e Artë” në këtë kompeticion.

Image result for diego maradona 1986 world cup

Në kompeticionin në fjalë, ai shënoi dy golat në fitoren, 2-1 ndaj Anglisë duke u futur në histori.

Goli i tij i parë u shënua me dorë – goli e famshëm me përshkrimin, ”Dora e Zotit”.

Image result for diego maradona god hand

Goli i tij i dytë në këtë ndeshje ishte pas një driblimi të gjatë duke kaluar pesë lojtarë anglez.

Ky u votua si goli i shekullit nga votuesit e FIFA-s para 16 vitesh.

Image result for diego maradona solo run against England

Më 20 tetor të vitit 1976, Maradona debutoi profesionalisht për Argentinos Junior. 10 ditë më pas, ishte ditëlindja e tij e 16-të.

Ai shënoi golin e tij të parë në Divizionin elitar të Argjentinës ndaj San Lorenzos më 14 nëntor të vitit 1976, dy javë pas ditëlindjes së tij të 16-të.

Image result for diego maradona argentina coach

Pas pensionimit të tij në vitin 1994, Maradona u rikthye sërish tek Argjentina, por kësaj radhe si trajner.

Gjatë viteve, 2008/10 ai mori drejtimin e Argjentinës, ku pësoi humbje, 1-6 nga Bolivia.

Më pas, Diego u pezullua edhe për dy muaj nga FIFA për shkak të gjuhës së tij banale në një konferencë për shtyp.

Në Botërorin e vitit 2010, Argjentina u eliminua në çerekfinale nga Gjermania me rezultat, 0-4. Dhe kjo i dha fund aventurës së tij te Kombëtarja si trajner./IndeksOnline/