75 Mall Live Search
22:17 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Marcelo pranon fajin, ky është dënimi nga gjykata spanjolle

Brazilaini i Real Madrid, Marcelo, është vetëshpallur fajtor për evazion fiskal dhe ka pranuar t’i paguajë shtetit spanjoll rreth 500 mijë euro.

Seanca, siç ka bërë të ditur “Repubblica.it”, ka zgjatur rreth dhjetë minuta në gjykatën e Alcobendas, në periferinë e Madrid.

I dyshuar se ka krijuar disa kompani fantazmë për të shmangur pagesën e taksave mbi të drejtat e imazhit mes 2011-ës dhe 2013-ës, lojtari i Real Madrid do të paguajë 490.917 euro.

Marrëveshja e arritur me shtetin spanjoll parashikon edhe 4 muaj burg me kusht dhe një gjobë të barabartë me 40% të shumës së shumës që ai nuk i ka paguar shtetit.

Temat: