Marcelo te Juve në janar?
“Zonja e Vjetër” synon t’ia rrëmbejë edhe një yll Real Madridit. Pas blerjes së Cristiano Ronaldos, Juventusi është duke përgatitur transferimin e radhës nga Real Madrid. Bëhet fjalë për brazilianin Marcelo.
Gazeta italiane e afërt me Juventusin, Tuttosport, zbulon se braziliani dëshiron bardhezinjtë dhe transferimi pritet të vijë që në janar.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, në orët e fundit Marcelo nëpërmjet agjentëve të tij, i ka kërkuar drejtuesve madrilenë largimin.
Një arsye pse 30-vjeçari kërkon të largohet është dhe ecuria negative e Realit javët e fundit. Braziliani kërkon të bashkohet me shokun e tij Ronaldon dhe është në bisedime të vazhdueshme me të.
Për ta blerë Marcelon, Juve po mendon që fillimisht ta shesë Alex Sandron i cili kërkohet nga disa klube në Premier Ligë.