15:14 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / B O

Marek Hamsik njofton vendimin më të dhimbshëm të karrierës

Ylli i futbollit, Marek Hamsik ka vendosur që të pensionohet nga futbolli.

Mesfushori sllovak ka njoftuar se edicioni që lamë pas ishte i fundit për të si futbollist aktiv.

Hamsik së fundi ishte pjesë e Trabzonsporit në Turqi.

“Nuk ishte një vendim i lehtë, por i marrë së bashku me familjen time. Trabzonspor do të jetë klubi im i fundit dhe unë do të luaj ndeshjen time të fundit në shtëpi të shtunën. Dua të falënderoj të gjitha klubet për të cilat kam luajtur që më dhanë këtë mundësi. Faleminderit të gjitha për këtë udhëtim, kurorëzova ëndrrën time” ka thënë Hamsik./Indeksonline/