21:20 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mariah Carey anulon koncertet

Këngëtarja, Mariah Carey ka anuluar datat e ardhshme të turneut në Australi dhe Zelandën e Re.

Këngëtarja e hitit ‘Hero’ do të vazhdojë të vazhdojë turneun e saj botëror ‘Down Under’ në tetor për disa data që ajo më parë kishte riprogramuar nga datat e shtyra në shkurt, transmeton Indeksonline.

Por tani, në një deklaratë të lëshuar të enjten, Mariah i ka anuluar datat për të gjitha koncertet.

Fituesja e çmimit Grammy ka premtuar për fansat e saj se do të kthehet.

“Është me shumë keqardhje që unë nuk mund të vizitoj Australinë dhe Zelandën e Re këtë vit, megjithatë premtoj të gjej datat e reja së shpejti”, tha ajo.

“Unë kam qenë duke punuar gjatë për muzikë të re dhe mezi po pres t’i ndajë ato me ju këtë vit.”

Anulimi i datave janë për shkak të planifikimit të kompanisë për menaxhimin e ngjarjeve MJR./Indeksonline/