16:24 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Mariah Carey bëhet gati për kthimin e madh (Foto)

Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey ka vënë në lëvizje të gjithë fansat e saj.

Ajo do të performojë në një koncert në “The Colosseum at Caesars Palace​”, në Las Vegas, shkruan Indeksonline.

Kjo pritet të jetë një mbrëmje madhështore dhe për këtë edhe vet këngëtarja shihet e entuziasmuar.

“Jam tejet e lumtur që do të kthehem në The Colosseum at Caesars Palace. FLUTURA U KTHYE”, shkruan ndër të tjera ajo./Indeksonline/