23:38 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Mariah Carey nostalgjike për vitet e kaluara (Foto)

Ajo është një nga zërat më të mirë në botë, e këngët e saj gjithnjë kanë qëndruar në krye të top listave botërore.

Bëhet fjalë për Mariah Carey e cila shpesh është në fokus të mediave rozë.

Ndarjet e shumta, të dashurit e rinj e tani edhe shtëpia e re në të cilën është duke qëndruar me qira, janë disa nga temat për të cilat ajo është lakuar, shkruan Indeksonline.


Por Mariah së fundmi ka treguar për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram që po i mungon rinia, të paktën kështu duket. Ajo ka postuar një fotografi të shumë viteve më parë. Sigurisht çdo kush do të dëshironte të mos plakej kurrë./Indeksonline/

Temat: