15:07 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mariah Carey sjell një nga performacat më të veçanta, këndon së bashku me fëmijët e saj në skenë

Mariah Carey ka kaluar natën e Halloween-it duke performuar në Tokyo, por ajo pavarësisht kësaj ka gjetur kohë të jetë pran fëmijëve.

Carey, gjatë performimit të këngës ‘Always Be My Baby’, ka ngjitur në skenë të fëmijët e saj Moroccan dhe Monroe, shkruan Indeksonline.

Gjatë performancës fëmijët kanë kënduar së bashku me nënë e tyre duke ia uruar të gjithëve festën e ‘Natës së Shtrigave’.

Fëmijët e yllit botëror ishin të dy të maskuar për përzgjedhjen e të cilëve ishte kujdesur 49 vjeçarja.

Ndryshe, Carey do të filloj turneun e saj botëror në shkurt të vitit të ardhshëm./Indeksonline/

Temat: