Marina e ha tërë atë ushqim, por megjithatë mbetet IN!
Bukuroshja biondinë nga Shqipëria, Marina Vjollca pothuajse tërë verën ka shëtitur sa andej e sa këndej.
Së bashku me bashkëshortin, Getoar Selimin, Marina këto ditë ka shijuar ditët e fundit të verës në Miami, shkruan Indeksonline.
Çdo ditë, Marina ka ndarë me ndjekësit moment nga vendet e bukura që frekuentonte dhe veshjet seksi që i vishte.
Por, kushdo që e sheh trupin e saj të formësuar, nuk do t’i shkonte mendja që hanë aq shumë ushqime të yndyrshme.
Në fotot e fundit, Marina ka ndarë një imazh ku shfaqet duke ngrënë pasta, të cilat i shikon me aq dashuri.
Vlen të përmendet se Marina e Geti, ditë më parë kanë shënuar njëvjetorin e martesës që e bënë në Shqipëri, nga edhe vjen ajo. /Indeksonline/