17:25 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Marina Vjollca për një palë syze e bikini shpenzoi 2.280 euro

Çifti i njohur shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po kalojnë ditë të paharruara nga një ishull në tjetrën, një dhuratë kjo që ata ja kanë bërë vetes në një vjetorin e martesës.


Nga Kuba, ata vazhduan në Miami, ndërsa së fundmi u paraqitën nga ishujt Bahamas, shkruan Indeksonline.

Sigurisht në sy me pozat e saj po bie prezantuesja, e cila së fundmi erdhi me një palë bikini tejet të veçanta, të mbushura me detaje.

Por, këto rroba banjoj kanë një kosto goxha të lartë, të cilat i takojnë firmës ‘Dreamland Embellished’, që kanë një çmim 1.145 euro, ndërsa syzet e firmës ‘Anna-Karin Karlsson’, kapin shifrën e 1.135 euro. Pra vetëm kjo dukje e Marinës kushton 2.280 euro./Indeksonline/