12:03 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mario Balotelli bën shaka me Manchester United pas humbjes

Futbollisti italian Balotelli vazhdon të mbetët njëri ndër personat më kontrovers në botën e futbollit.

Pas fitores së Manchester Cityt në derbin kundër United, ai ka bërë shaka me këta të fundit, transmeton Indeksonline.

Në faqen zyrtare te Cityt, italiani ka shkruar dy komente. “Njëherë blu, përgjithmonë blu. Man Utd  përsëri dhe përsëri” kishte shkruar Balotelli.

Mario në të kaluarën ishte futbollist i Manchester Cityt dhe ishte protagonistë në derbin qytetit./Indeksonline/