23:13 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Marko Gjuriq arrin në Kosovë

Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka arritur në Kosovë, por këtë herë me leje të ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjuriq në mesnatë do të marrë pjesë në liturgjinë e Pashkëve në Manastirin e Bansjksës në Zveçan, ndërsa rrugëtimin e tij deri atje është duke e përcjellur Policia e Kosovës së bashku me Karabinierët italianë.

Në një konferencë për media ai gjatë ditës ka thënë se nuk frikësohet nga vizita e tij në Kosovë dhe se nuk ndihet i pasigurt, njofton Klan Kosova.

Gjuriq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.

Ai ishte arrestuar më 26 mars në Mitrovicën Veriore, pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë.