11:21 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Marrëveshja me Ronaldon mund të publikohet të martën?

Mega transferimi i Ronlados në Juventus mund të bëhet zyrtare të martën.

Thuhet se Cristiano Ronaldo është i gatshëm të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, për t’u transferuar në Juventus, e cila tashmë ka bërë ofertën 100 milionëshe, transmeton IndeksOnline.

Corriero dello Sport thotë se Juventusi është shumë i sigurt me marrëveshjen me agjentin Jorge Mendes.

Mendes është njeriu kryesor që mund ta largoj Ronaldon nga Reali për ta transferuar në Juventus. Prandaj, nëse bisedimet vazhdojnë në këtë mënyrë, ai shumë lehtë mund të zyrtarizohet të martën.

Kujtojmë që Ronaldo thuhet se ka arritur marrëveshje me kampionin e Serie A, dhe do të përfitoj plotë 30 milionë euro në vit./IndeksOnline/