21:00 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / AR

Martesa në krizë, princ Harry dhe Meghan Markle janë ndarë (përkohësisht)

Marrëdhënia e  princ Harry-t dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle duket se është në krizë dhe ata po jetojnë të ndarë përkohësisht.

Sipas mediave të huaja marrëdhënia se mes tyre diçka nuk funksionon më si dikur, zënkat, zhurmat, çështjet që kanë të bëjnë me botimin e “Spare” dhe mosmarrëveshjet e vogla kanë bërë që çifti i Sussex, të marrin vendimin për të kaluar pak kohë vetëm dhe për të gjetur zgjidhjen për të rregulluar marrëdhënien e tyre.

Ky vendim për t’u ndarë për pak kohë është marrë për të shmangur divorcin dhe për të rindërtuar raportin e krisur.

“Ata po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Harry nuk përshtatet në botën e praruar, por sipërfaqësore të Hollivudit”, ka thënë dikush i afërt me princin.

Mundësia e përsosur për të gjetur veten e princit Harry mund të jetë një udhëtim në Afrikë pa Meghan Markle. Ai vend që mbetet i rëndësishëm në zemrën e dukës së Sussex-it, mund t’i japë atij qetësinë për të rimarrë jetën e tij në duar dhe për të sqaruar situatën e tij sentimentale.

Ai po largohet për të xhiruar një dokumentar, por udhëtimi do të shërbejë edhe si terapi në çift. “Shpresojmë se ndarja e kohës në kontinente të ndryshme do t’i ndihmojë ata të gjejnë gjithçka që u nevojitet për të ecur përpara“, tha burimi pranë tyre.

Ka nga ata që janë të sigurt se mes princit Harry dhe Meghan Markle po kalon një krizë e madhe, por ka edhe nga ata që mohojnë se situata është kaq e zymtë.