21:47 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Martinez, Courtois e Bounou garojnë për çmimin e portierit më të mirë

Emiliano Martinez, Thibaut Courtois dhe Yassine Bounou janë në garë për të fituar çmimin e portierit më të mirë të FIFA-s.

Kontributi i jashtëzakonshëm i Martinezit në fitoren e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës kundër Francës e vendosi atë në mesin e kandidatëve kryesorë për çmimin, i cili do të ndahet këtë muaj në një ceremoni të çmimeve të FIFA-s në Paris.

Courtois ka pasur ndikim të madh duke ndihmuar Real Madridin të fitojë Champions Leaguen dhe LaLigan sezonin e kaluar.

Bounou gjithashtu ka impresionuar në Katar, duke ndihmuar Marokun të bëhet kombi i parë afrikan që arrin gjysmëfinalen e Kupës së Botës. 

Fillimisht ishin nominuar pesë portierë për çmimin, por  Alisson dhe Ederson, nuk shkuan tutje pas një votimi ku morën pjesë trajnerë, kapitenë të kombëtareve, si dhe gazetarë e tifozë.