18:02 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Martohen çifti, burri vesh fustanin e bardhë njësoj më gruan!

Shumica e nuseve do të përplaseshin me idenë e dikujt që në ditën e dasmës edhe dikush tjetër të vishte fustanin e bardhë.

Por për Emma Sparre-Neëman, 51 vjeç, dita e saj më e veçantë ishte kur edhe burri u vesh njësoj.

Burri i saj, Ian Newman, 53 vjeç, është veshur dy ditë para martese me veshje më femërore në mënyrë që gruaja e tij të përgatitej se ai do të vishte fustan ditën e dasmës.

Por kur shkuan të bënin blerjen, ata ranë në dashuri me të njëjtin fustan. Dasma e tyre u mbajt në Las Vegas, ku edhe dhanë zotimet nën të njëjtën veshje.

Dyshja u takuan në një festival në vitin 2014 dhe më vonë edhe u lidhën.

“Pavarësisht nga fakti se ai po paraqitej me stil femre, ai ishte dikush që më interesonte dhe dëshiroja të isha me të. Ai është një qenie njerëzore, plotë ngrohtësi, mendje, mirësi dhe inteligjencë; fakti që vishte pantallona të gjera dhe take të larta nuk e ndryshoi këtë”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

Çifti kishin planifikuar udhëtimin në Las Vegas dhe më këtë rast kurorëzuan edhe martesën./Indeksonline/