08:44 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Masat e rrepta tregojnë efekt, bie dukshëm numri i gjobave të trafikut

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar 530 tiketa trafiku.

Kjo shifër është përgjysmë më e vogël se ajo e gjobave që u shqiptuan në fund të vitit të kaluar dhe në këtë fillimvit, shkruan Indeksonline.

Kjo, pasi policia kishte marr masa duke mos falur shkelësit e rregullave në komunikacion, pas aksidenteve të shumta që ndodhnin.

Po ashtu, gjatë 24 orëve, policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 29 aksidente, prej tyre 20 me të lënduar dhe 9 pa lëndime në njerëz.

Tutje, sipas policisë, janë arrestuar 21 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe 7 në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/

 

Temat: