08:01 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mashtroi 11 biznesmenë, prokuroria jep pretencën për dentisten shqiptare

Prokuroria në Gjykatën e shkallës së parë në Durrës dha pretencën për Olesia Dukën, dentisten e cila akuzohet se ka mashtruar 11 biznesmenë, duke përfituar shifra të mëdha parash.

Prokurori i çështjes, Madrid Kullolli kërkoi 15 vjet heqje lirie për stomatologen nga Tirana, e cila akuzohet për mashtrim.

Ajo e ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Nëse gjykata pranon kërkesën e akuzës mund të dënohet me 10 vjet heqje lirie.

Pretenca u lexua në mungesë të pandehurës, që nuk ishte në sallën e gjyqit.