Mashtroi Komunën e Gjilanit, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar një i dyshuar në Gjilan, i cili është prezantuar rrejshëm si përfaqësues i një organizate jo qeveritare me ç’ rast ka mashtruar zyrtar nga Drejtoria Komunale e Arsimit – Gjilan.
I dyshuari ka arritur që përmes mashtrimit të përvetësoj në dy raste të ndara një shumë parash prej 480 €. Policia e Kosovës njofton se me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/