20:13 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Maturantët bllokojnë autostradën ‘Ibrahim Rugova’, krijohen kolona të gjata (Foto)

Që disa ditë radhazi, nxënësit e shkollave të mesme, por edhe të universitetit, po mbajnë mbrëmjet e tyre.

Këto mbrëmje të cilat i shijojnë të rinjtë në përfundim të studimeve, po krijojnë telashe në trafik.

Kështu, përcjelljet që i bëjnë deri tek vendi ku mbahet mbrëmja po shkaktojnë bllokim të rrugës për shkak të kolonave të gjata, shkruan Indeksonline.

Maturantë të një prej shkollave, kanë shkaktuar kolona 7-8 kilometra të gjatë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, përkatësisht te fshati Korroticë e Epërme, Drenas.

Për me shumë shikoni fotografitë: