11:16 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mauro Icardi gëzon tifozët e Interit me vendimin e fundit

Interi është në fazën finale të detajeve për rinovimin e Mauro Icardit, gjithnjë sipas mediave, teksa kanë mbetur të diskutohen vetëm detajet.

”Nerazzurrët” priten t’i ofrojnë kontratë të re kapitenit të skuadrës, teksa klauzola e tij blerëse prej 110 milionë euro nuk do të largohet.

Siç shkruan Gazzetta dello Sport sot, klubi i ka ofruar Icardit një kontratë deri në vitin 2023, me një pagë prej 5 deri në 6 milionë euro për sezon, transmeton IndeksOnline.

Tashmë ka një marrëveshje në princip mes lojtarit dhe klubit, por kanë mbetur të diskutohen edhe bonuset në kontratë.

Kështu, këto bonuse do të ngrisnin pagën e Icardit nëse arrihen objektivat e skuadrës.

Nuk ka dyshim se bisedimet kanë rezultatuar të suksesshme, dhe se kontrata e re e sulmuesit mund të zyrtarizohet këto ditë./IndeksOnline/