16:53 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Max i emocionuar për bashkëpunimin me Honda

Max Verstappen thotë se Red Bulli është shumë i emocionuar lidhur me prespektivën për të bashkëpunuar me Hondan së shpejti.

Me vetëm tri gara të mbetura, Red Bull do t’i bashkohet kompanisë japoneze më tutje.

Honda ka qenë në formë të mirë kohëve të fundit, dhe tani me bashkëpunimin e tyre, në pistë do të jenë më të fortë, transmeton IndeksOnline.

I pyetur se si ndihet lidhur me bashkëpunimin me Hondan vitin e ardhshëm, Verstappen tha: ”Shumë i emocionuar. Ata duken mjaft të shpejtë”.

”Tani, ne do të tentojmë që ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pastaj e gjithë skuadra do të ishte e motivuar”.

”E gjithë skuadra është e lumtur, emocionuar dhe e motivuar”./IndeksOnline/