22:47 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mayweather mohon zërat: Nuk ka luftë në UFC!

Floyd Mayweather ka mohuar se është duke biseduar mbi një marrëveshje të mundshme për të luftuar në UFC.

Presidenti i UFC Dana White ka pretenduar të mërkurën se ka pasur diskutime me Mayweather, duke u shprehur për ESPN se mundësia e tij për të shkelur në oktagon ishte realiste.

Historia u përhap shumë shpejt nëpërmjet rrjeteve sociale ku pretendohej se boksieri do të zhvillonte 3-4 ndeshje në UFC dhe do të përfitonte një miliard dollarë.

Gjithsesi, Mayweather ka shpjeguar se megjithëse mundësia nuk mungon, ai nuk ka ndërmend të pranojë.

“Ajo që thashë është kjo: Nëse ia kam arritur të bëj mbi një miliard dollarë në të shkuarën, mund ta bëja sërish,” shprehet 40-vjeçari për FightHype.

“Nëse zgjedh të shkoj në UFC dhe të ndeshem tre apo katër herë dhe më pas të luftoj me Conor McGregor, do të fitoja 1 miliard dollarë. Nëse do të zgjidhja të luftoja në oktagon.

“Nuk e dimë se si do të jetë e ardhmja e Floyd Mayweather. Dhe nuk besoj se do të kthehem në ringun e boksit.”

Edhe kundërpërgjigja e McGregor nuk vonoi. Irlandezi ka shkruar vetëm  një falë në Twitter, pikërisht fjalën “pussy” që në këtë rast përkthehet frikacak.

 

Temat: