18:45 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Mazda prezanton modelin e ridizajnuar CX-3

Prodhuesi japonez ka publikuar fotografitë dhe detajet teknike të modelit të ristilizuar CX-3.

Ndryshimet në anën e jashtme të automobilit janë të panjohura dhe përmenden ndryshime minimale në maskën e përparme dhe dritat për stop.

Ana e brendshme po ashtu ka pësuar disa ndryshime. Mazda pohon se CX-3 i ri ka më tepër hapësirë për udhëtarë në kabinë.

Mazda CX-3 për 2019 ka agregatin e avancuar SKYACTIV-G 2.0 benzinë, i cili prodhon 150 kuaj fuqi.

Prodhuesi thotë se motori shpenzon më pak se sa pararendësi i tij.

Modeli i ri posedon sistemin G-Vectoring Control, i cili në mënyrë automatike koordinon punën e sistemit për karburant dhe aktivizohet kur kompjuteri detekton kur vozitësi njëkohësisht shton gazin.

Mazda CX-3 ka pasur premierën në panairin e veturave në Nju Jork, ndërsa në sallonet e shitjes do të dalë më vonë gjatë këtij viti.

Temat: