14:55 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mazda zbulon makinën e saj të parë elektrike

Makina e parë elektrike e prodhimit Mazda, Mazda MX-30 është zbuluar në Motor Shoë në Tokio, prodhuesi japonez i makinave e përshkruan atë si “një automjet elektrik me bateri të zhvilluar për klientët që nuk duan të sakrifikojnë kënaqësinë e drejtimit kur blejnë një makinë elektrike “.

Makina pritet të dalë te tregtarët evropianë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, dhe Yasuhiro Aoyama, President dhe Drejtor i Përgjithshëm i Mazda Motor Europe tha: “Projektuesit dhe inxhinierët tanë kishin një qëllim shumë të qartë për automjetin tonë të parë me bateri elektrike. Duhej të kishte një model të qëndrueshëm, të ishte i shkëlqyeshëm dhe më e rëndësishmja, të jepte një kontribut pozitiv në uljen e emetimeve gjatë gjithë ciklit jetësor të produktit ”.

Dyert me stil të lirë i japin makinës një pamje të veçantë, si dhe u sigurojnë udhëtarëve qasje më të lehtë në ulset e përparme dhe të pasme.

Në brendësi, Mazda ka prezantuar materiale eko të cilat po zëvendësojnë lëkurën e vërtetë./Indeksonline/.