11:26 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbahet mesha në nderim të avokatit të ndjerë Nikë Lumezi  (Foto)

Në nderim të avokatit të njohur shqiptar, Nikë Lumezi po mbahet meshë në Katedralen e Prishtinës.

I biri i të ndjerit, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi së bashku me familjen e tij kanë pritur për ngushëllime familjarë, miq dhe qytetarë.

Në mesin e personave që kanë shkuar për të nderuar jetën dhe veprën e të ndjerit, Nikë Lumezi janë edhe figura si Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni./Indeksonline/