07:04 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbahet tryeza “Parandalimi dhe luftimi i krimeve në zgjedhje”

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të premten mban tryezën “Parandalimi dhe luftimi i krimeve në zgjedhje: Procedurat Standarde të Veprimit përgjigja e duhur për krimet para, gjatë dhe pas ditës së votimit”.

IKD gjatë kësaj tryeze do të publikojë raportin mbi zbatueshmërinë e Procedurave Standarde të Veprimit, në kuadër të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë me titull “Parandalimi dhe luftimi i krimeve në zgjedhje: Procedurat Standarde të Veprimit përgjigja e duhur për krimet para, gjatë dhe pas ditës së votimit”.
Në tryezë do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të drejtësisë, sigurisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, shoqërisë civile dhe mediave.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Temat: