10:14 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mbape dha një përgjigjje perfekte kur u pyet për kartonin e kuq

Kylian Mbappe thotë se është i gatshëm ta mbrojë veten ndaj ndërhyrjeve të ashpëra – duke insistuar se nuk pendohet pasi u ndëshkua me të kuq në fitoren e PSG-s në Nimes.

19-vjeçari e shënoi golin e tretë të skuadrës së tij në fitoren, 4-2 në fundjavë.

Megjithatë, më vonë, francezi u ndëshkua me karton të kuq pas reagimit të tij nga një ndërhyrje e shkaktuar nga Teji Savanier, i cili gjithashtu u ndëshkua.

Mbappe, i cili ka shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e fundit, i ka kërkuar falje tifozëve për reagimin e tij, por thotë se do ta bëjë gjënë e njejtë nëse provokohet njejtë, transmeton IndeksOnline.

”Ishte vetëm një akumulim gjërash. Ky është futbolli”.

”Ju duhet të mësoni se kur të luani në këtë klub mund të keni pakënaqësi çdo fundjavë, sikur unë”.

”Jo, unë nuk pendohem për këtë. Nëse ndodhë sërish kjo gjë, unë do ta bëjë të njejtën gjë”.

”Unë kërkoj falje nga tifozët, por nuk mund t’i toleroj gjestet e tilla”, tha Mbappe./IndeksOnline/