22:43 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mbappe-Neymar, PSG iu thotë TUNG në Francë për titull

Paris Saint Germain e ka fituar ndeshjen ndaj kundërshtarit më serioz sivjet për titull në Francë, Lille. Skuadra e Tuchel ka fituar me rezultat 2-1.

Mbappe e Neymar ishin protagonist të kësaj fitoreje të “titullit”. Të tre golat u shënuan në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Mbappe shënoi për 1-0, ndërsa Neymar pas një asisiti nga Mbappe shënoi golin e sigurisë për 2-0. Pepe shënoi golin e nderit për mysafirët në sekondat e fundit të ndeshjes nga penalltia.

Me këtë fitore, PSG e forcon pozitën e liderit me 11 pikë më shumë se sa përcjellësi i parë./Indeksonline/

-->
Temat:
Mos i humb