23:50 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / C E

Mbappe paralajmëron Bayernin: Do t’iu mposhtim në Munich

PSG humbi ndaj Bayernit në Paris. Golin e vetëm e shënoi Kingsley Coman në minutën e 53-të.

Mbappe hyri në fushë menjëherë pas golit të Coman.  Kylian ndoqi nga stoli pjesën e parë dhe fillimin e të dytës.

Për më shumë se 30 minuta në fushë, francezi dërgoi topin dy herë në portë, por të dyja herë golat u anuluan për shkak të pozicionit jashtë loje.

Pas ndeshjes, Kilian doli në mikrofon dhe e përmblodhi ndeshjen: “Jemi në gjendje t’u bëjmë telashe… Do të shkojmë në Mynih për të arritur në fazën tjetër. Të gjithë duhet të jenë të shëndetshëm. Pas asaj që pamë sot, ne e kuptojmë se mund ta arrijmë qëllimin tonë”.

Ndeshja e kthimit në Gjermani do të zhvillohet me 8 mars. /IndeksOnline/