13:29 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Mbappe pritet të thirret në skuadrën olimpike të Francës

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është gati të thirret nga menaxheri i ekipit olimpik francez të futbollit Sylvain Ripoll, sipas  L’Équipe

Një vit nga tani, Lojërat Olimpike Verore të Parisit 2024 do të fillojnë me ceremoninë e hapjes. Si një atlet i lindur në Paris, Mbappe ka thënë gjithmonë se ishte një ëndërr e tij e fëmijërisë të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të vendosura në qytetin e tij.

Botimi francez kupton se Ripoll, si dhe Federata e Futbollit të Francës, do ta mirëprisnin Mbappen me krahë hapur.

Megjithatë, mosmarrëveshja kontraktuale e Mbappe me PSG-në mund të pengojë ëndrrën e tij për të arritur në Lojërat Olimpike të Parisit.

 Në të vërtetë, ende nuk dihet se për cilin klub do të luante Mbappe kur kontrata e tij aktuale me PSG-në skadon më 30 qershor 2024 dhe mbetet për t’u parë nëse ky klub i ardhshëm do ta lejojë atë të humbasë një pjesë të madhe të para-sezonit.

Vera 2024 e Mbappe-së do të përfshijë gjithashtu një vend në skuadrën e Didier Deschamps për Kampionatin Evropian.  /IndeksOnline/